Drejtori artisik
Thanas ÇAÇI - dirigjent, muzikolog
Është nga brezi i parë i artistëve që kane filluar të studjojë piano në Shkollen e Muzikës në qytetin e Vlorës. Më pas vazhdon studimet po për piano në Liceun Artistik të Tiranës dhe përfundon studimet në Akademinë Muzikore po në Tiranë si dirigjent sinfonik.
Ka luajtur në Koncertet e Majit me Orkestrën e Institutit të Lartë të Arteve. Me Orkestrën e Radio Televizionit Shqiptar ka mbrojtur diplomen në Mars 1976 me vepra nga Bethoven (sinfonia e 3-të Heroike), K. Lara, L. Dizdari, G. Mullaj. Në qytetin e Vlorës ka krijuar orkestrën sinfonike të qytetit me 1978, dhe drejtuar për rreth 10 vjet, me të cilën janë diplomuar dhe dirigjente e artistë të tjerë të rinj. Ka luajtur me Orkestrën Frymore të Ushtrisë Tiranë dhe Orkestrën Frymore të qytetit të Vlorës ku ka kontribuar në evente kombëtare.
Gjithashtu ka kryer kursin e kritikut muzikor në Tiranë më 1986, si dhe ka shkrime e studime të publikuara. Ka qënë pedagog në Liceun Artistik “Jordan Misja” Tiranë, shkollën artistike “Naim Frashëri” Vlorë dhe në Institutin e Lartë të Arteve Tiranë. Në festimet zyrtare të 100 – vjetorit të Pavarësisë ka patur pozicionin e drejtorit artistik. Është vlerësuar me urdhërin “Naim Frashëri” nga Presidiumi i Kuvendit Popullor dhe me titullin “Mirënjohje e qytetit të Vlorës”.