Bordi artisik
Josif GJIPALI - tenor
Është një këngëtar me popullaritet te madh. Historia e tij është një tregim i talentit dhe vullnetit të hekurt dhe pse jo këmbëngulja që ai trashëgoi nga qyteti i tij, Vlora. Tenor që ka një karrierë të mrekullueshme në skenat e Europës duke luajtur rolet më të rëndësishme të tenorit në operat e mëdha, duke i dhënë emrin e veҫantë të një tenori të klasit të parë. Pas një karriere të suksesshme në Shqipëri ai deputon në operen e La Scala, Milano si dhe në të gjithë skenat më prestigjoze të Europës në rolet e operave si "Trovatore", "Traviata", "Ballo me Maska", "Bohema", "Turandot", "Toska", "Norma", etj. Niveli i tij, i quajtur nga kritikët europian, është në keto momente më i vlerësuari. Mban titullin “Mirënjohje e qytetit të Vlorës”.
Vlorent XHAFAJ - violonҫelist
U lind në Vlorë në vitin 1983 dhe filloi violonҫel në moshën 6-vjeҫare. Studjoi me prof. A. Cegrani dhe prof. Gj. Lazri dhe në moshën 16-vjeҫare shkoi për të studjuar në Francë. Ai ka marrë këshilla nga personalitete të tilla muzikore si Alban Berg Kuartet, Enrico Dindo. etj. Në vitin 2000 deri në 2006 ai studjon në Conservatoire National Superieur de Musique et de Danse de Lyon dhe Paris, në të cilin hyn i pari i klasifikuar dhe përfundon me një diplomë master në violonҫel dhe me ҫmimin e parë të muzikës së dhomës. Ka qënë anëtar i disa prej orkestrave më të mira për të rinj në botë, të tilla si: Pacific Symphony Orchestra, Schleseig-Holstein Festival Orchestra, apo Luzern Festival Academy Orchestra, solist në vitin 2005 dhe 2008. Vlorent Xhafaj mbështetet nga Societe Generale Patronage Musical dhe është Drejtor Artistik i festivalit Different Trains, që prej krijimit të tij. Mban titullin “Mirënjohje e qytetit të Vlorës”.
Enis MULLAJ - kompozitor
Është autor këngësh shumë i njohur, diplomohet për kompozicion me vleresim maksimal në Akademinë e Arteve Tiranë. Ka ndjekur dhe është diplomuar në Master i Nivelit të Dytë. Menjëhere pas diplomimit jep mësim ne Universitetin e Arteve në lëndën e Orkestracionit dhe Instrumentacionit, njëkohësisht është titullar i lëndës së Harmonisë. Është pjestar i shtëpisë së Produksionit Muzikor "MUZA" House Recording dhe "MUZA" Production Company. Ka pjesëmarrje të gjërë ne tregun muzikor shqipfoles, Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, si dhe krijimtari në muziken klasike, muzikën e lehtë, muzikën popullore, teatër, musical, reklama.
Në muzikën klasike është nga të vetmit kompozitor shqiptar të brezit të tij që ka shkruar dy simfoni, të vlerësuara maksimalisht brenda dhe jashtë vendit. Është pjesëmarrës i përhershëm me produksione në konkurse muzikore dhe festivale muzikore kombëtare e ndërkombëtare si Festivali i Këngës në RTSH, Kënga Magjike, Top Fest, Perform Fest, Ton De Leew. Ka bashkëpunime në produksione me këngëtarë të muzikës së lehtë si Marsida Saraci, Nita Latifi, Mariza Ikonomi, Olta Boka, Kejsi Tola, Alban Skenderaj, Miriam Cani, Arber Arapi, Grupi Na, Revolt Klan, Rezarta Smaja, Graciela Pashaj, Denisa Gjezo, Adela Bezhani. Mban titullin “Mirënjohje e qytetit të Vlorës”.
Sokol MARSI - muzikant, producent muzikor
Është i diplomuar si muzikant, por njëkohësisht është dhe autor i suksesshëm i shumë teksteve të këngëve të muzikës së lehtë. Marsi është gjithashtu producent në muzikë të lehtë, popullore, teatri e përpunime muzikore. Ka drejtuar programe dhe aktivitete artistike e muzikore. Ka bashkëpunuar pothuajse me të gjithe këngëtarët shqiptar ku numëron dhe shumë çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Është producent dhe drejtues i disa spektakleve muzikore për të rritur dhe fëmijë, njëkohësisht dhe drejtues artistik dhe producent muzikor i festivalit në Radio Televizionin Shqiptar. Disa herë anetar jurie në evenimente të ndryshme artistike si spektakle muzikore, festivale, show të ndryshëm, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Fitues i disa çmimeve të rëndësishme në muzikë dhe në tekste. Përfaqësues në festivalin evropian të këngës “Eurovision” si autor me këngëtaret Aurela Gace dhe Elhaida Dani. Drejtues disa here i grupit artistik pjesmarrës në Eurovizion. Artist me aktivitet të gjërë në fushën e artit. Aktualisht punon në Radio Televizionin Shqiptarë.