Vlora Philharmony

  Orkestra Vlora Philharmony, përfaqësuar juridikisht nga Qendra Kulturore ‘Resonance’, është krijuar gjatë vitit 2019 nga dirigjenti Thanas ÇAÇI  si alternativë e institucioneve muzikore që egzistojnë  në vend dhe vjen ne kete hapesire me  modelin e vet unik kulturor, artistik dhe administrative – organizativ.

  Apel i themeluesit Thanas Çaҫi - drejtor ekzekutiv:  

  "VloraPhilharmoni”, në sajë të aftësive, talentit e formimit të lartë profesional, performancave artistike si dhe falë qëndrimit e përkushtimit qytetar të dhjetra e dhjetra muzikantëve e artistëve të qytetit tonë e shumë më gjerë, si dhe me ndihmesën, përkrahjen dhe kontributin Tuaj të ҫmuar moral e financiar (për Ju, që po lexoni këtë apel ) ta bëjmë një markë performance të shquar “Made in Vlora” me logon “Takohemi në Vlorë” si dhe me dedikimin: ta ruajmë, lëvrojmë dhe zhvillojmë me tej Artin, Kulturën dhe Trashëgiminë  mbarë njerëzore.

Regjistrohu në Buletinin tonë